Please enter at least 3 characters.

Vazhdon masa për zvogëlimin e akcizës deri më 16 qershor, prej nesër çmimi i dizelit do të ulet për 6.5 denarë

Në Maqedoninë e Veriut deri më 16 qershor pritet të zgjatë masa për zvogëlimin e akcizës së naftës, si një masë për zbutjen e rritjes së çmimeve te derivatet e naftës.

Në bisedimet e zhvilluara ndërmjet Qeverisë dhe kompanisë “OKTA”, u vendos që çmimi i naftës të zvogëlohet për 2 denar prej nesër.

Me ndryshimet e fundit, pritet që nesër çmimi i naftës të ulet te dizeli për 6.5 denarë, ndërsa te benzina për 1.5 denarë.

Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski dje paralajmëroi ulje të çmimeve për 6.5 denarë.