Please enter at least 3 characters.

Vazhdon magjia e Messit, Barca nënshtron Betisin

2019/03/Barcabetis-2-e1552858919242.jpg
341:"SEVILLE, SPAIN - MARCH 17: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates with his teammates Arturo Vidal and Arthur Melo of FC Barcelona after scoring his team's second goal during the La Liga match between Real Betis Balompie and FC Barcelona at Estadio Benito Villamarin on March 17, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona nuk ka pasur probleme në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Real Betisit, të cilën e ka fituar me rezultat 4-1.

Gjithçka nisi nga këmbët e magjikut Lionel Messi, i cili e zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të nga gjuajtja e lirë.

Pa përfunduar pjesa e parë (45'+2), sulmuesi argjentinas e dyfishoi epërsinë falë një asistimi nga Luis Suarez.

Në pjesën e dytë protagonist ishte Luis Suarez (63'), i cili realizoi pas një asistimi nga qendërmbrojtësi Gerard Pique dhe e kaloi gjithë mbrojtjen kundërshtare.

Mbrëmja e Lionel Messit (Foot: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Loren Moron (82') e shënoi golin e nderit për vendasit, ndërsa në minutën e 85-të, Messi e kompletoi het-trikun e tij në këtë ndeshje.

Barcelona është forcuar në krye të tabelës dhe tash ka 10 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid.

Real Betisi mbetet në kuotën e 39-të pikëve dhe në ndeshjet e mbetura do të përpiqet të zë një vend që dërgon në Ligën e Evropës.

Në xhiron e ardhshme, Blaugranët zhvillojnë derbin lokal ndaj Espanyolit, kurse Betisi udhëton te Rayo Vallecano. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x74dtey

https://www.dailymotion.com/video/x74dvel