Please enter at least 3 characters.

Vazhdojnë thashethemet për Taylor Swift, fansat pretendojnë se është martuar me Joe Alwyn

2020/12/0_Celebrity-Sightings-In-New-York-City-October-06-2019-1-e1607714938523.jpg

Ditë më parë filluan disa aludime për këngëtaren e njohur, Taylor Swift dhe të dashurit të saj, Joe Alwyn.

Kjo vjen pasi në njërën prej këngëve të albumit "Evermore", Taylor pati disa rreshta dedikues, shkruan Mirror.

Më shumë u përforcuan këto aludime, kur u kuptua se Joe i kishte ndihmuar asaj të shkruante disa nga tekstet.

Thashethemet e 'martesës së fshehtë' të Taylor Swift rriten ndërsa familja e Joe Alwyn refuzojnë të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Pavarësisht rrjedhave në internet, dyshja ende nuk kanë komentuar thashethemet në mediat sociale. /Telegrafi/