Please enter at least 3 characters.

Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar dhe te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

2023/01/Pika-kufitare-Merdare-foto-Ridvan-Slivova-14.jpg
14:"Ridvan Slivova

Pikat kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar, edhe gjatë ditës së sotme po vazhdojnë të jenë të ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilët po i përdorin për hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 00:15) plot tre orë nevojiten për të lëshuar Kosovën përmes vendkalimit kufitar të Merdarit, ndërsa kolona është deri në 800 metra.

Edhe në pikë kalimin te Dheu i Bardhë pritjet janë mbi një orë dhe kolona është 500 metra.

Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata. /Telegrafi/