Vazhdoi ndërtimin e shtëpisë pa leje, inspektorati ia ndërprenë sërish punimet
06/06/2021
Policia ka njoftuar se në Bjeshkët e Nemuna vendi i quajtur Osten në komunën e Istogut, i dyshuari mashkull kosovar kishte larguar vulat qe i kishte vendosur inspektorati dhe kishte vazhduar ndërtimin e shtëpisë pa leje.
Inspektorati komunal ka vendos prapë shiritat.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


