Please enter at least 3 characters.

Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

2024/09/Van-Persie.jpg
200:"ALKMAAR, 14-09-2024, AFAS stadium , season 2024 / 2025 , Dutch Eredivisie Football between AZ and SC Heerenveen , sc Heerenveen Trainer / Coach sc Robin van Persie during the match AZ - SC Heerenveen.
11:"Jasper Ruhe

Robin Van Persie nuk do ta harrojë kurrë përballjen me AZ Alkmarin, pasi ka pësuar një humbje turpëruese. 

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United, Robin Van Persie, ka marrë drejtimin e skuadrës holandeze Heerenveen gjatë verë.

Megjithatë, karriera e trajnerit të Van Persie ka nisur një fillim të vështirë pasi pa ekipin e tij të pësonte një humbje poshtëruese 9-1 të shtunën ndaj AZ Akmar.

Heerenveen i Van Persie ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e tyre këtë sezon dhe është në vendin e 12-të në renditjen e Eredivisie me 18 ekipe.

Sezoni është ende i gjatë dhe Van Persie do të ketë kohë për të korrigjuar gjërat përpara se situata të përkeqësohet.

Heerenveen përfundoi i 11-ti në Eredivisie sezonin e kaluar përpara se të vendoste të emëronte Van Persie si trajner kryesor. /Telegrafi/