Please enter at least 3 characters.

Van Dijk po i justifikon paratë e dhënë për të - aktualisht më i mirë në botë, në 31 ndeshje askush nuk ka arritur ta driblojë

2018/12/van-dijk-2.jpg

Në dimrin e vitit të shkuar Liverpooli kishte vendosur të paguante pak më shumë se 78 milionë euro për të marr Virgil Van Dijk nga Southamphton.

Shumë menduan, por edhe e kritikuan Liverpoolin se e kishte tepruar me shifrën e ofruar, duke thënë se nuk vlente aq shumë para.

Por pas vetëm një viti qendërmbrojtësi holandez po tregon se i ka merituar të gjitha ato para.

Kjo pasi për momentin 27-vjeçari nuk është vetëm mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, por është gjithashtu mbrojtësi më i mirë në qarkullim.

Këtë e tregojnë statistikat, që dukshëm janë në anën e tij.

Gjatë këtij sezoni, Van Dijk ka zhvilluar 31 ndeshje në kampionat, kupa dhe Ligën e Kampionëve.

Ai është treguar një mur i vërtet, pasi që nuk është dribluar asnjëherë nga qoftë dhe një kundërshtar.

Në këtë statistikë holandezit nuk i afrohet askush, duke treguar qartë që kemi të bëjmë me një futbollist të rrallë.

Liverpooli duhet të punojë që  t'ia gjejë një partner të fortë në krahë, për ta blinduar mbrojtjen njëherë e mirë. /Telegrafi/