Please enter at least 3 characters.

Van Dijk pas eliminimit nga Liga e Kampionëve: Tani duket të fokusohemi në Ligën Premier

2020/03/Van-Dijk-3.jpg
259:"WATFORD, ENGLAND - FEBRUARY 29: Virgil van Dijk of Liverpool signals to a team mate during the Premier League match between Watford FC and Liverpool FC at Vicarage Road on February 29, 2020 in Watford, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka thënë se ata nuk mund të merren me eliminimin nga Liga e Kampionëve nga Atletico Madridi, por duhet të shikojnë përpara.

Liverpooli u mposht në Anfield nga Atletico Madridi me rezultat 3-2 dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Eliminimi nga gara ku janë fitues aktual ka bërë që Reds të rikthejnë vëmendjen tek Liga Premier, ku duan t’i japin fund sa më shpejt pritjes 30-vjeçare.

Ata mund t’i afrohet më afër këtij qëllimi të hënën, kur ata udhëtojnë për t'u përballur me rivalët lokal të Evertonit në Goodison Park.

Ylli i skuadrës, Van Dijk ka thënë që ekipi duhet tani të përqendrohet në kampionat dhe ta fitojë titullin e Ligës Premier.

“Tani ne duhet të përqendrohemi në Ligën Premier”, ka thënë fillimisht Van Dijk.

“Ne kthehemi përsëri të hënën dhe të gjithë duhet të jenë të gatshëm për një lojë tjetër intensive dhe ne do të jemi gati”.

“Të gjithë duan të luajnë ato lloj ndeshjes, unë dua të luajmë ato lloj ndeshjes dhe le të shkojmë atje dhe të shijojmë dhe të mos harrojmë pse ne jemi 25 pikë para në krye të tabelës”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/