Please enter at least 3 characters.

Van Dijk: Do të ishte fantastike të luajmë kundër Ajaxit

2019/03/Virgil-van-Dijk-2-e1552555945827.jpg
279:"LIVERPOOL, ENGLAND - FEBRUARY 27: Virgil van Dijk of Liverpool celebrates after scoring his team's fifth goal during the Premier League match between Liverpool FC and Watford FC at Anfield on February 27, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk do të ishte i lumtur të përballej me Ajaxin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Shtatgjati pranon se takimi me gjigantët holandezë do të ishte e veçantë, por edhe fantastike për futbollin evropian.

Liverpooli gjatë mbrëmjes së kaluar eliminoi Bayern Munichun në saje të rezultatit të përgjithshëm 3:0 (0:0).

"Nuk më intereson aspak, mund të ballafaqohemi sërish me ndonjë klub anglez. Ajaxi? Ky do të ishte një ballafaqim interesant .Por do të ishte e vështirë, sepse Ajax është duke bërë paraqitje fantastike në Ligën e Kampionëve", pohoi holandezi.

Ai më tutje foli për triumfin kundër bavarezëve, ku pohoi se "ishte një fitore e madhe, shumë mirë që jemi në tetë të fundit. Ne luajtëm shumë mirë, veçanërisht në gjysmën e dytë".

Ndryshe, Liverpooli do të mësojë gjatë ditës së nesërme kundërshtarin e radhës pas hedhjes së shortit në Nyon. /Telegrafi/