Please enter at least 3 characters.

Van de Beek dëshiron transferimin te Manchester Unitedi, Ajaxi pret ofertën zyrtare dhe ka vendosur çmimi

2020/08/van-de-beek-1.jpg

Mesfushori holandez, Donny van de Beek thuhet se dëshiron të transferohet në Ligën Premier te Manchester Unitedi, por anglezët ende nuk kanë përmbushur çmimin e kërkuar nga Ajaxi.

Gjatë mbrëmjes së shtunë u raportua se Djajtë e Kuq janë afër transferimit të yllit holandez të Ajaxit.

Megjithatë, ende nuk ka marrëveshje mes dy palëve, pasi Unitedi po heziton të paguajë çmimin e kërkuar nga klubi holandez.

Është gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, i cili ka dhënë përditësimet e fundit për të ardhmen e lojtarit dhe këtë tratativë.

“Donny Van de Beek do të dëshironte të bashkohej në Ligën Premier dhe ai është duke pritur për një ofertë zyrtare pasi klubet kanë kontaktuar agjentët e tij javët e fundit”.

“Ajax do ta lërë të largohet nëse ndonjë klub do të përputhet me çmimin e kërkuar rreth 40 milionë euro”, kam shkruar Romano në profilin e tij në Twitter.

Romano ka shkruar edhe më vonë për këtë tratativë, ku thekson se Ajaxi po pret ofertën zyrtare.

“Ajaxi ka marrëdhënie të shkëlqyera me Manchester Unitedin - ata tashmë e dinë se sa janë interesuar Man Utd për Donny van de Beek. Por ata ende janë në pritje të një oferte zyrtare për t'u dorëzuar”, shkroi italiani. /Telegrafi/