Valverde zbulon një prapaskenë interesante: Mendova se do të më përjashtonin nga Reali pas asaj që i bëra djalit të Zidanes
Federico Valverde njihet si një futbollist me gjuajtje shumë të fuqishme, sidomos nga distanca, ku ka shënuar shpesh gola spektakolarë.
Mesfushori i Real Madrid tregoi se fuqia e gjuajtjes së tij dikur i shkaktoi një dëmtim ish-portierit të ekipit të të rinjve të klubit, Luca Zidane.
“Kam lënduar disa portierë. I kam lënduar shpatullën Luca Zidane-s. Doja të vdisja sepse mendoja se do të më përjashtonin [nga Real Madridi] për lëndimin e djalit të Zidanes".
"Disa portierë kanë marrë lëndime nga goditjet e mia – kryesisht në shpatull. Kam këmbë shumë të holla, kështu që as nuk e di nga vjen gjithë ajo fuqi", tha Valverde për Terapia Picante.
Uruguaiani 27-vjeçar iu bashkua Real Madrid nga Penarol në vitin 2016 për 5 milionë euro.
Ndërkohë, Luca Zidane, produkt i akademisë së të rinjve të Real Madridit, luajti për klubin deri në tetor 2020. Portieri 27-vjeçar, i cili përfaqëson Algjerinë dhe aktualisht luan për Granadan. /Telegrafi/


