Please enter at least 3 characters.

Valverde mbron vendimin: Rotacionet me Messin janë për të mirën e ekipit

2019/01/Valverde-Messi-1.jpg
308:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 11: Substitute Lionel Messi of Barcelona stands alongside Ernesto Valverde, Manager of Barcelona during the UEFA Champions League Group B match between FC Barcelona and Tottenham Hotspur at Camp Nou on December 11, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Ernesto Valverde nuk ndjen keqardhje apo pendim për vendimin e tij për të pushuar Lionel Messin në humbjen e Barcelonës në Copa del Rey ndaj Sevilla.

Messi, i cili erdhi në stol për të shënuar në fitoren 3-1 kundër Leganes në La Liga të dielën e kaluar, nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoren e Sevillas 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale.

Lënia e yllit argjentinas jashtë skuadrës bëri që trajneri Valverde të kritikohet shumë nga tifozët e klubit.

Por, spanjolli e mbrojti vendimin e tij përpara udhëtimit të kësaj fundjave ndaj fqinjëve katalunas të Gironas në kampionat.

Valverde dhe Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

"Këto gjëra janë në diskrecionin e trajnerit, i cili është ai që njeh lojtarët më mirë dhe e di se si ata janë", ka thënë fillimisht Valverde.

"Me pak fjalët. Të dhënat që kam nga lojtarët, askush tjetër nuk i ka - vetëm njerëzit brenda klubit".

"Unë bëj atë që unë mendoj se është më e mira për ne dhe për grupin".

"Ka fjalë për rotacionet vetëm kur humbim", përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/