Please enter at least 3 characters.

Valverde flet për El Clasicon: Futbolli duhet të na bashkojë

2019/12/GettyImages-1177665904.jpg
241:"GETAFE, SPAIN - SEPTEMBER 28: Head coach Ernesto Valverde of FC Barcelona reacts during the Liga match between Getafe CF and FC Barcelona at Coliseum Alfonso Perez on September 28, 2019 in Getafe, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

El Clasicos do të luhet të mërkurën në mbrëmje, pasi u ndërrua data origjinale ajo e tetorit, ndërsa Ernesto Valverde shpreson që ndeshja të kalojë pa asnjë dramë jashtë fushës.

Trajneri i Barcelonës, bëri thirrje që futbolli t’i bashkojë njerëzit, e jo t’i ndajë.

"Njerëzit mund të shprehen në stadium, për sa kohë që ka respekt për të gjithë", ka thënë trajneri  në konferencën e tij para ndeshjes.

Pamje nga ndeshja Barcelona - Real Madrid . (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

"Futbolli duhet të jetë diçka që na bashkon të gjithëve, jo diçka që na ndan”.

"Mendoj se gjëja më e mirë për të bërë ishte të luhej ndeshja në datën origjinale. Tani ajo do të luhet nesër, pavarësisht se si njerëzit flasin”.

Pamje nga ndeshja e kaluar . (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

"Do të kishte qenë një ndeshje e barabartë sikur të kishte ndodhur dy muaj më parë dhe do të jetë një ndeshje e barabartë edhe nesër", ka thënë Guardiola. /Telegrafi/