Please enter at least 3 characters.

Valmir Veliu është lojtari i javës në BKT Superligë

2022/02/274585334_4689397524522269_159795097989007140_n.jpg

Llapi ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Malishevës me rezultat 3-0.

Me këto tri pikë, llapjanët kanë vazhduar ecurinë fantastike të rezultateve pozitive teksa kanë mbetur në garë për titullin e kampionit.

E më meritori për triumfin e skuadrës së udhëhequr nga Tahir Batatina, ishte sulmuesi këmbëshpejtë Valmir Veliu.

21-vjeçari shënoi dy gola për fitoren e Llapit.

Ai tani është zgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së 22-të në BKT Superligë nga Banka Kombëtare Tregtare së bashku me Federatën e futbollit të Kosovës.

Njoftimi i plotë:Valmir Veliu “Ylli i Javës”Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.“YLLI I JAVËS” për xhiron e 22-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i KF Llapi, Valmir Veliu.Sulmuesi anësor i llapjanëve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren bindëse që skuadra e tij e arriti në shtëpi ndaj Malishevës, me rezultat 3:0.Ai shënoi dy gola në këtë ndeshje duke qenë më i merituari për fitoren e 11-të të skuadrës së tij në këtë edicion.Për Valmir Veliun kjo është hera e dytë në këtë edicion që shpallet “Ylli i Javës”, pasi këtë çmim e kishte fituar edhe në javën e 10-të, kur po ashtu kishte shënuar dy gola.Fitorja e kësaj jave ia ka mundësuar K.F. Llapi që ta përforcojë pozitën e katërt në renditje në BKT Superligë me 39 pikë, duke e ruajtur hapin me skuadrat e kreut në garën për titull.Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e KF Llapi, Valmir Veliu e ndau Ferat Klisurica, senior specialisht në BKT. /Telegrafi/