Please enter at least 3 characters.

Valmir Sylejmani mungon ndaj St Paulit, rezulton pozitivë me COVID-19

2021/09/imago1006253466h-scaled-1.jpg
632:"Valmir Sulejmani Hannover 96, 19 vor dem Spiel SV Darmstadt gegen Hannover 96 in der 2. Fussball Bundesliga am 28.08.2021, DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO GER, SV Darmstadt 98 vs. Hannover 96, Fussball, 2. Bundesliga, 28.08.2021 Darmstadt *** Valmir Sulejmani Hannover 96, 19 before the match SV Darmstadt vs Hannover 96 in the 2 football Bundesliga on 28 08 2021, DFL REGULATES PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND OR QUASI VIDEO GER, SV Darmstadt 98 vs Hannover 96, Football, 2 Bundesliga, 28 08 2021 Darmstadt Copyright: xEibner-Pressefotox/xMichaelxBermelx
19:"imago images/Eibner

Valmir Sylejmani do të jetë mungesa e madhe e Hannover 96 në ndeshje ndaj St Paulit.

Sulmuesi nga Kosova ka rezultuar pozitivë në testin PCR të bërë së fundmi nga gjithë ekipi i Hannoverit para përballjes me rivalët rajonalë.

"Hannover 96 do të duhet të ia dalë pa Valmir Sylejmanin në ndeshjen e tyre kundër St Paulit të shtunën. Futbollisti ofensivë ka rezultuar pozitivë në testin rutinë të PCR për COVID-19", thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

25-vjeçari është futur në izolim total nga pjesa tjetër e ekipit dhe po pret që në fillim të javës së ardhshme të bëj një tjetër test.

Përkundër se Sylejmani ka rezultuar pozitivë, ndeshja mes St Paulit dhe Hannoverit do të zhvillohet, pasi të gjithë lojtarët e tjerë kanë rezultuar negativë nga testimet e bëra.

Sylejmani është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Hannoverit në repartin ofensivë, derisa pjesë e kësaj skuadre është edhe Florent Muslija. /Telegrafi/