Valenica largon Juventusin për Gomesin
02/06/2016
Valencia i ka thënë Juventusit që ta harrojë Andre Gomesin, duke i ndërprerë edhe takimet.
Gazeta e njohur spanjolle AS shkruan se drejtorët e Valencias janë irrituar me strategjinë e Juventusit për të marrë lojtarin.
Ai ka një klauzolë prej 100 milionë euro, por klubi do 50 milionë për të.
Lexo më shumë:Lajmet e fundit nga Transferimet
Juventusi nuk është i interesuar që të paguajë këtë shumë dhe Valencia nuk do të zbres çmimin.
Gomes duket se nuk do të lëvizë nga Mestalla dhe Juventus duhet të kërkojë lojtar diku tjerët. /Telegrafi/


