Vajza seksi e De Biasit zbulon se për cilin klub dhe kombëtare bën tifo (Foto)
Kombëtarja e shqiptarëve e arriti atë që shumë pak njerëz e besuan në fillim, por falë punës dhe përkushtimit gjithçka u bë realitet.
De Biasi ishte ndoshta i vetmi që besoi verbërisht në këtë ekip dhe në fund ia arriti të realizojë ëndrrën historike të miliona shqiptarëve.
Në deklaratën e tij të parë për mediat, trajneri italian ia dedikoi fitoren familjes, bashkëshortes dhe të bijës së tij.
Në një intervistë për Mad.al, vajza e Gianni De Biasit, Chiara Sofia, e cila aktualisht jeton në Trieste dhe studion për mjekësi-kirurgji, zbuloi se tifoze e cilit klub dhe kombëtare është tifoze.
“Marrëdhënia ime me futbollin është e ngushtë. Që e vogël kam qenë tifoze e Milanit, por bëja tifo edhe për skuadrat që babi i drejtonte. Në fakt tani jam akoma më kuq e zi, pasi përveç Milanit, tash bëj tifo edhe për Shqipërinë”, ka thënë 24-vjeçarja.
“Edhe pse zemra ime i përket Italisë, më duhet të pranoj që do të bëj tifo për Shqipërinë. Forca Shqipëri”, ka shtuar për fund Sofia, duke i uruar suksese Kombëtares. /Telegrafi/


