Please enter at least 3 characters.

Vajza rreh nënën në Ferizaj, dëmton edhe orenditë e shtëpisë

2019/11/nena_sulm.jpg

Një grua ka raportuar në polici në Ferizaj se vajza e saj e ka sulmuar fizikisht dhe më pastaj ka dëmtuar orenditë në shtëpi duke i thyer dhe gjuajtur në oborr.

Viktima nuk ka pranuar trajtimin mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar në prezencë të avokatit dhe punëtorit social.

Në konsultim me prokurorin e dyshuara është ndaluar në qendrën e mbajtje për 24 orë. /Telegrafi/