Please enter at least 3 characters.

Vajza në Angli është parë e shtrirë me telefon në dorë tek hekurudhat, ku trenat mund të lëvizin me shpejtësi të lartë

2021/06/Track.jpg

Një vajzë është parë e shtrirë nëpër shinat hekurudhore ku trenat mund të arrijnë shpejtësi deri në 85 milje për orë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ajo mund të shihet duke përdorur telefonin e saj teksa qëndron e shtrirë, derisa një tjetër vajzë qëndron aty pranë.

Imazhi tronditës është kapur muajin e kaluar nga pamjet e kamerave të sigurisë, afër Horsham në West Sussex

Sidoqoftë, autoritetet e publikuan fotografinë të martën, për të paralajmëruar në lidhje me rreziqet potencialisht vdekjeprurëse, nëse qëndroni pranë shinave të trenave. /Telegrafi/