Please enter at least 3 characters.

Vajza e tij u kafshua nga qentë endacak, Kasami viziton profesorin Bashkim Selmani në shtëpi

2023/02/331714232_514687604193940_1997590472599142787_n.jpg

Dy ditë më parë profesori nga Tetova, Bashkim Selmani denoncoi se qentë endacak i'a kanë sulmuar vajzën duke i shkaktuar lëndime në pjesë të trupit. Sot kryetari i komunës së Tetovës i shkoi për vizitë në shtëpi ku i tregon se për këtë problem së shpejti do të ketë zgjidhje.

''Sot isha për vizitë në shtëpinë e profesorit Bashkim Selmani, të cilit qentë endacak i'a sulmuan vajzën para disa ditësh. Problemi i qenve endacak është problem që tangon gjithë qytetarët e Tetovës, andaj edhe angazhimi ynë është në zgjidhjen e problemit. Ne në vazhdimësi po kërkojmë që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet ky problem, por në shumicën e rasteve ne si pushtet lokal hasim në vesh të shurdhër nga ana e pushtetit qendror, pasi problemi në fjalë kërkon edhe angazhimin e autoriteteve qendrore. Nuk shfajësohemi, përkundrazi jemi këtu për t'ju dal në ndihmë qytetarëve'' - shkruan Bilall Kasami.

Ndryshe nga Komuna e Tetovës kanë propozuar plan për qentë endacak por ende nuk ka zgjidhje konkrete.