Please enter at least 3 characters.

Vajza e mikut të ngushtë të Putinit humb jetën, vetura e saj hidhet në erë – babai shikon mjetin motorik duke u djegur

2022/08/1-215.jpg

Vajza e mikut të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, ka humbur jetën nga shpërthimi i veturës në periferi të Moskës, raportojnë mediat ruse.

Mikesha e Darya Dugina, 29-vjeçe, tha për agjencinë ruse të lajmeve TASS, se është vrarë të shtunën mbrëma kur vetura e saj Toyota Land Cruiser Prado u hodh në erë, transmeton Telegrafi.

Vetura i përkiste babait të saj, Alexander Dugin, mik i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.

Dugin raportohet se e kishte ndërruar veturën në momentin e fundit, derisa po bëhej gati të largohej nga një event ku ai dhe Darya ishin të ftuar të mysafir nderi.

Autoritetet ruse po hetojnë rastin nëse ishte shpërthim i qëllimshëm që kishte për qëllim vrasjen e Dugin, politikan dhe filofoz i njohur rus, që disa ekspertë e cilësojnë si frymëzim të Putinit për të filluar pushtimin e Ukrainës.

Në anën tjetër janë publikuar pamjet ku shihet vetura e përfshirë nga zjarri dhe Alexander Dugin, që ishte në vendin e ngjarjes dhe nuk u besonte syve se çfarë po shihte. /Telegrafi/