Please enter at least 3 characters.

Ushtria izraelite publikon video të re të sulmit ajror në Iran

Forcat Ajrore Izraelite (IAF) kanë kryer një sulm ajror në shkallë të gjerë ndaj dhjetëra objektivave ushtarake në të gjithë Iranin.

Sulmi përfshinte rreth 30 aeroplanë luftarakë dhe qëlloi më shumë se 60 raketa. Sulmet kishin në shënjestër disa vende, transmeton Telegrafi

Jazd: Aeroplanët izraelitë goditën qendrën e komandës strategjike të raketave Imam Hussein pranë Jazdit.

Objekti strehonte raketa balistike me rreze të gjatë veprimi Khorramshahr, nga të cilat u lëshuan rreth 60 raketa drejt Izraelit.

Isfahan, Bushehr dhe Avaz: Në këto zona u goditën lëshues raketash, objekte ushtarake që lidhen me prodhimin e sistemeve anti-ajrore, qendra e komandës së të ashtuquajturës 'Brigada e Tretë', një depo dronësh pranë qendrës dhe ushtarë që po ngarkonin raketa në lëshues në atë kohë", njoftoi ushtria izraelite (IDF). /Telegrafi/