Please enter at least 3 characters.

Ushqimet që duhet t’i hani nëse dëshironi ta zvogëloni rrezikun e osteoporozës

2019/11/Eat-Lower-Osteoporosis-696x464.jpg

Ju duhet t’i mbani eshtrat të fortë. Përndryshe, ju mund të përfundoni të diagnostikuar me osteoporozë – sëmundje ku eshtrat hollohen dhe dobësohen duke u bërë më të prirë të thyhen, e veçanërisht gjatë aksidenteve.

Ka disa faktorë të ndryshëm të rrezikut për osteoporozë, transmeton Telegrafi.

Faktorët që e rrisin rrezikun e kësaj sëmundje janë:

- Mosha mbi 65 vjeçare
- Historia familjare me këtë sëmundje
- Pirja e duhanit
- Konsumimi i tepërt i alkoolit apo kafes
- Dieta që ka mungesë të kalciumit dhe vitaminës D
- Konsumimi i medikamenteve të caktuara për një periudhë të gjatë, siç janë ato me steroide
- Sëmundja gjithashtu është më e zakonshme te femrat

Pra, siç mund ta shihni, gjinia dhe mosha janë dy gjëra të pashmangshme dhe të pandryshueshme që e rrisin rrezikun e osteoporozës.

Sidoqoftë, ju mund t’i ndërmerrni disa hapa për ta ulur dukshëm rrezikun e kësaj sëmundje. Një prej këtyre hapave, është ta ndryshoni mënyrën se si ushqeheni.

Ekspertët kanë treguar se cilat ushqime janë tejet të shëndetshme për ta parandaluar këtë sëmundje.

- Veza
- Kale
- Farat e susamit
- Bajamet
- Arrat braziliane
- Sardelet
- Fasulet edamame, etj. /Telegrafi/