Please enter at least 3 characters.

Urimi i Ivanka Trump për ditëlindjen e bashkëshortit nxit spekulimet për shtatzëni (Foto)

2018/01/GettyImages-866794888.jpg
513:"WASHINGTON, DC - OCTOBER 26: Ivanka Trump (R), Adviser and daughter of President Donald Trump, greets New Jersey Governor Chris Christie (L) during an event highlighting the opioid crisis in the U.S. October 26, 2017 in the East Room of the White House in Washington, DC. President Trump plans to authorize the Department of Health and Human Services to declare a nationwide public health emergency in an effort to reduce the number of opioid overdose deaths across the nation. (Photo by Alex Wong/Getty Images)
12:"Getty Images

Ivanka Trump nxiti spekulime se ajo po pret sërish një fëmijë pasi ka publikuar një fotografi të saj në Instagram dhe Twitter në të cilën dukej sikur të ishte shtatzënë.

Vajza e presidentit Trump ka publikuar në twitter një fotografi të vjetër ku shfaqej shtatzënë, në mbishkrimin e së cilës uronte bashkëshortin e saj për ditëlindjen e 37-të.

"Gëzuar ditëlindjen, Jared! Faleminderit që je një baba i shkëlqyer, burri dhe shoku më i mirë që mund të kisha ëndërruar", ka shkruar ajo në mbishkrimin e këtij imazhi.

Shumë komentues u përgjigjën me urime, pasi këtë fotografi të publikuar e panë si një njoftim për shtatzëninë.

Por, një burim i afërt me Trump tregoi se imazhi në fjalë, ashtu siç edhe dihet nuk është kumton lajmin për ndonjë shtatzëni të tretë të Ivankas, shkruan People.

Këtë fotografi Trump e kishte publikuar në mars 2016, kur ajo ishte shtatzënë me djalin e saj më të vogël, Theodore, tani 1. /Telegrafi/