Please enter at least 3 characters.

Urimi 'eksplicit' i Ritës për ditëlindjen e Cara Delevingne

2018/08/CaraRita-e1534167314822.jpg
347:"BEVERLY HILLS, CA - JANUARY 11: Model Cara Delevingne (L) and musician Rita Ora attend The Weinstein Company & Netflix's 2015 Golden Globes After Party presented by FIJI Water, Lexus, Laura Mercier and Marie Claire at The Beverly Hilton Hotel on January 11, 2015 in Beverly Hills, California. (Photo by Jonathan Leibson/Getty Images for TWC)
16:"Jonathan Leibson

Të dielën, modelja e famshme, Cara Delevingne, ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të.

Me këtë rast nuk ka munguar edhe urimi i shoqes së saj prej kohësh, Rita Ora.

Këngëtarja shqiptare ka bërë një postim në IsntaStory për ta uruar modelen, ndërsa fotografia është mjaft eksplicite.

Rita Ora dhe Cara Delevingne (Foto: Instagram/RitaOra)

Rita dhe Cara janë shoqe qe disa vite, ndërsa ka pasur spekulime se marrëdhënia e tyre e ka tejkaluar shoqërinë.

Këto thashetheme u forcuan qëkur 27-vjeçarja e lansoi këngën "Girls" në bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX.

Dhe për t'i ngacmuar akoma më shumë fansat e saj, Rita e ka publikuar një pozë provokuese për ta uruar Delevingnen.

Në imazhin e postuar shfaqet modelja duke ia lëpirë gjoksin këngëtares shqiptare.

"Urime ditëlindjen e krisura ime, me të cilën kam kaluar shumë momente argëtuese", ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Cara Delevingne (Foto: Getty Images)