Please enter at least 3 characters.

Unitedi vazhdon pa fitore, ndalet në Old Trafford nga Wolves

2020/02/Traore-Maguire.jpg
316:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 01: Adama Traore of Wolverhampton Wanderers is challenged by Harry Maguire of Manchester United during the Premier League match between Manchester United and Wolverhampton Wanderers at Old Trafford on February 01, 2020 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi dhe Wolverhamton Wanderers kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Ligën Premier.

Ekipi i Ole Gunnar Solskajer nuk ka arritur të marr fitoren as në ndeshjen e tretë radhazi, pasi janë ndalur në Old Trafford nga Wolves.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të kujdesshme nga të dyja skuadrat dhe për këtë edhe munguan rastet ideale për shënim.

Në pjesën e dytë u zhvillua krejtësisht tjetër ndeshje me më shumë raste dhe agresivitet nga të dyja skuadrat.

Bruno Fernandes (58’), Juan Mata (60’), Andreas Pereira (72’), Diego Dalot (90+) patë rastet më të mira për Unitedin, por pa arritur ta gjejnë golin.

Raul Jimenez (70’) dhe Daniel Podence (85’) tentuan për Ujqit, por as këta nuk arritën të ndryshojnë shifrat dhe ndeshja përfundoi 0-0.

Pas këtij barazimi, Unitedi gjendet në vendin e gjashtë me 35 pikë, po aq sa ka Wolves në vendin e shtatë.

Në ndeshjen e radhës, Unitedi udhëton te Chelsea, ndërsa Wolves e pret Leicester Cityn. /Telegrafi/