Please enter at least 3 characters.

Unitedi përmirëson ofertën për kontratën e re të De Geas

2019/07/de-geaa.jpg
259:"HUDDERSFIELD, ENGLAND - MAY 05: David De Gea of Manchester United during the Premier League match between Huddersfield Town and Manchester United at John Smith's Stadium on May 05, 2019 in Huddersfield, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United thuhet se ka përmirësuar ofertën e tyre në drejtim të David de Geas për ta nënshkruar kontratën e re para ndeshjeve para sezonale.

Portieri spanjoll aktualisht ka edhe 12 muaj në kontratën e tij, mirëpo Djajtë e Kuq shpresojnë që ai të rinovojë kontratën.

28-vjeçari pritet të bëhet njëri ndër lojtarët më të paguar te klubi anglez, mirëpo deri më tani ka ngecur marrëveshja mes të dyja palëve.

David de Gea (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Spanjolli ka zgjuar interesimin e skuadrave si, Real Madrid, Juventus dhe Paris Saint-Germian, mirëpo Manchester United nuk e dëshiron shitjen e tij.

Ish-anëtari i Atletico Madridit me kontratën e re do të përfitojë rreth 390 mijë euro në javë, e që do të ishte e përafërt me atë të Alexis Sanchez dhe Paul Pogbas.

BBC Sport raporton se De Gea do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin anglez, ndërsa marrëveshja pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme. /Telegrafi/