Please enter at least 3 characters.

Unitedi i gatshëm ta ofrojë Martialin dhe një shumë të majme parash për Pulisicin

2018/05/Christian-Pulisic.jpg
167:"xxxx during the UEFA Champions League group H match between Tottenham Hotspur and Borussia Dortmund at Wembley Stadium on September 13, 2017 in London, United Kingdom.
12:"Dan Istitene

Christian Pulisic është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Talenti i madh amerikan ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.

Paraqitjet e mira me gjigantin gjerman Borussia Dortmund i kanë ngritur edhe vlerën yllit amerikan.

Së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe gjiganti anglez, Manchester United.

E përditshmja angleze Dailly Mirror ka shkruar se trajneri i United, Jose Mourinho është gati të ofrojë shumë për transferimin e Pulisicit.

Christian Pulisic (Photo /Getty Images)

United janë gati ta ofrojnë për Borussia Dortmundin sulmuesin francez Anthony Martial si dhe 30 milionë euro të tjera për të transferuar Pulisicin.

Gjithsesi gara për të nënshkruar me lojtarin është shumë e madhe.

Përveç United në garë për të është edhe Arsenal, Chelsea, Tottenham Hotspur, Liverpool, Real Madrid dhe PSG. /Telegrafi/