Please enter at least 3 characters.

Unitedi e do Benatian në janar

2018/11/Benatia.jpg
223:"TURIN, ITALY - SEPTEMBER 26: Medhi Benatia of Juventus FC gestures during the Serie A match between Juventus and Bologna FC at Allianz Stadium on September 26, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi ka etiketuar mbrojtësin e Juventusit, Medhi Benatia si përforcimin e mundshëm të tyre.

Djajtë e Kuq nuk e kanë nisur mirë sezonin e tyre në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Një nga arsyet më të mëdha për fillimin e tmerrshëm të Manchester Unitedit në këtë sezon ka qenë mbrojtja e tyre e tmerrshme.

Klubi nga Old Trafford tashmë kanë pranuar 18 gola në Ligën Premier në vetëm 11 ndeshje dhe kjo është statistikë negative për klubin anglez.

Benatia pëlqehet shumë nga Mourinho (Getty Images)

Jose Mourinho po kërkon të forcojë skuadrën e tij në mbrojtje gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kjo pasi ai nuk arriti të bënte diçka të tillë në afatin e fundit kalimtar të transferimeve të verës.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Unitedi është i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin e Juventusit, Benatia.

Transferimi i Benatias mund të arrihet lehtë pasi marokeni ka mbetur mbrapa në hierarki, pas Chiellinit, Bonuccit, Barzaglit e Ruganit. /Telegrafi/