Please enter at least 3 characters.

Unitedi dëshiron ta 'rrëmbej' Vidalin para Interit

2018/08/Vidal-Bayern.jpg
307:"LONDON, ENGLAND - MARCH 07: Arturo Vidal of Bayern Muenchen celebrates as he scores their fourth goal during the UEFA Champions League Round of 16 second leg match between Arsenal FC and FC Bayern Muenchen at Emirates Stadium on March 7, 2017 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi është në bisedime me mesfushorin e Bayern Munich, Arturo Vidal, pas refuzimit që iu bë nga Mateo Kovacic i Real Madrdit.

Unitedi nuk ka bërë ende një ofertë për reprezentuesin kilian, por mbeten në kontakt me agjentin e tij, Fernando Felicevich, i cili gjithashtu përfaqëson Alexis Sanchez.

Sipas gazetës Corriere dello Sport, Bayerni janë në bisedime me Interin për shitjen e Vidalit, por italianët janë të kujdesshëm ndaj konkurrencës nga Unitedi.

Pasi oferta 60 milionëshe e Unitedit për mesfushorin e Real Madrid, Mateo Kovacic u refuzua nga kroati dje, ata kanë kthyer interesin kah Vidali.

Vidal pëlqehet shumë nga Djajtë e Kuq (Getty Images)

Bayerni e ka dhënë dritën e gjelbër dhe janë të gatshëm të shesin mesfushorin kilian gjatë këtij afati kalimtar.

Mediat italiane raportojnë për një marrëveshje mes bavarezëve dhe Interit për një shifër rreth 18-20 milionë euro.

Djajtë e Kuq mund të shfrytëzojnë vonesat e Inerit për të 'rrëmbyer' Vidalin me një shifër mbi 20 milionë euro. /Telegrafi/