Please enter at least 3 characters.

United me plan për ta mbajtur Pogban, ia ofron shiritin e kapitenit

2019/05/GettyImages-1148702214.jpg
239:"MANCHESTER, ENGLAND - MAY 12: United player Paul Pogba in action during the Premier League match between Manchester United and Cardiff City at Old Trafford on May 12, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Paul Pogba është një objektiv i Real Madridit për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës.

Por problemi qëndron se Manchester United nuk dëshiron ta largojë mesfushorin francez.

Madje United i ka bërë të qartë Realit se nëse e dëshirojnë Pogban mund ta marrin vetëm nëse ofrojnë 180 milionë euro.

Djajtë e Kuq janë duke bërë gjithçka për ta ndaluar kampionin e botës në Old Traford.

Paul Pogba duke festuar një gol me fanellën e Unitedit. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)

Sipas ESPN gjiganti anglez tanimë i ka ofruar shiritin e kapitenit Pogbas, pas largimit të Antonio Valencias.

Pogba do të jetë kapiteni i parë i Unitedit dhe kjo besohet se do ta bind francezin për të qëndruar.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse 25-vjeçari do të bindet nga ky plan i Djajve të Kuq, pasi interesim për të përveç Realit ka shfaqur edhe PSG e Juventus. /Telegrafi/