Please enter at least 3 characters.

United me ofertë zyrtare për Declan Rice

2019/04/GettyImages-1139330209.jpg
300:"LONDON, ENGLAND - MARCH 30: Declan Rice of West Ham United runs with the ball under pressure from Gylfi Sigurdsson of Everton during the Premier League match between West Ham United and Everton FC at London Stadium on March 30, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United ka filluar qysh tani të mendojë për sezonin e ri në Ligën Premier.

Djajtë e kuq kanë si objektiv kryesor për repartin defensivë nënshkrimin me talentin Declan Rice.

Mbrojtësi qendror që luan edhe në mesfushë ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e West Ham United.

Falë ndeshjeve të mira, Rice ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja e Anglisë dhe ka rritur vlerën e tij.

Declan Rice duke festuar një gol të shënuar ndaj Newcastle United. (Foto: Stephen Pond/Getty Images/Guliver)

Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Anglia, United tanimë ka bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të West Ham.

Për t'i siguruar shërbimet e 20-vjeçarit, United ka ofruar 45 milionë euro në drejtim të klubit londinez.

Rice ka deklaruar ditë më parë se nuk është duke u nxituar për të ardhmen e tij, por mediat në Angli gjithnjë e më shumë po shkruajnë rreth kalimit të mbrojtësit në Old Traford. /Telegrafi/