Please enter at least 3 characters.

UNGJI SAM

Kenneth Charles Marion Rexroth (1905–1982)
Foto nga: Nat Farbman/The LIFE Picture Collection via Getty Images

Poezi nga: Kenneth Rexroth
Përktheu: Fadil Bajraj

Njashtu si njëbrirëshi, Ungji
Sam është ajo që quhet mit.
Platoni shkroi një libër që është
Një komplot okult
Për zotërinj pederast.
Në të ai tha se idetë
Janë fisnikërisht më reale se vetë
Realiteti, ndërsa mitet
Ndihmojnë në mbajtjen e njerëzve në vendin e tyre.
Meqenëse ju kurrë nuk do të bëheni,
Në asnjë rrethanë,
Zotërinj pederast, do të ishte
Më mirë t’ua lini këto nocione të përgjakshme
Atyre që i gjejnë të dobishme.