Please enter at least 3 characters.

"Unë të kam ndihmuar në falsifikimin e dokumenteve për të marrë kredi në Zvicër", Toney dhe Labinot Rexha pranojnë se kanë kryer vepër të jashtëligjshme në transmetim live

Një moment i papritur gjatë spektaklit “prime” të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe u bë viral në rrjetet sociale.

Gjatë emisionit, banori Toney akuzoi Labinot Rexhën se vite më parë i ka mundësuar atij të merrte një kredi përmes disa dokumenteve të falsifikuara. Deklarata e tij shkaktoi habi dhe reagime të menjëhershme mes fansave.

Moderator i spektaklit, Alaudin Hamiti, ndërhyri menjëherë, duke i sqaruar Toney se ajo që po tregonte përbën një vepër penale, pasi bëhet fjalë për një veprim të jashtëligjshëm.

- YouTubeyoutu.be

Ai theksoi se ngjarja supozohet të ketë ndodhur në Zvicër, një vend me rregulla strikte dhe ligje të forta financiare.

Momenti i tensionuar la vend për spekulime dhe mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë reagim zyrtar nga banka ku Toney ka punuar, apo zhvillime të mëtejshme lidhur me akuzat e ngritura gjatë spektaklit. /Telegrafi/

- YouTubeyoutu.be

- YouTubeyoutu.be