Please enter at least 3 characters.

Umtiti: Shumë klube janë interesuar për mua, jam i lumtur te Barça

2018/04/Samuel-Umtiti-Barcelona-e1522654830160.jpg
218:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 04: Samuel Umtiti of FC Barcelona reacts during the La Liga match between Barcelona and Atletico Madrid at Camp Nou on March 4, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, ka pranuar se shumë klube kanë shfaqur interesim për të paguar klauzolën e tij prej 60 milionë euro te Barça.

Ai insisiton se është i lumtur te klubi spanjoll, por nuk përjashtoi mundësinë e largimit.

"Klauzola ime nuk është e lartë dhe të gjithë e dinë", ka thënë Umtiti për Canal Football Club.

"Është diçka që më shqetëson, por nuk jam i interesuar veçanërisht për këtë tani. E vërteta është se shumë klube janë të interesuara për mua, por kam shumë objektiva për t'i arritur te Barcelona".

"Megjithatë, gjithçka ndodh shumë shpejt në botën ku jetojmë. E gjitha që mund të them është se unë jam i lumtur këtu".

(Foto: Getty Images)

"Rinovimi? Kjo është diçka që nuk dua ta diskutoj shumë. Nga ana ime nuk ka filluar asgjë", ka shtuar francezi.

Një nga klubet me të interesuara për Umtitin është Manchester Unitedi. /Telegrafi/