Please enter at least 3 characters.

Umtiti mund të largohet në janar, Tottenham synon transferimin e tij

2019/09/GettyImages-1166100240.jpg
236:"BARCELONA, SPAIN - AUGUST 04: Samuel Umtiti of FC Barcelona looks on prior to the Joan Gamper trophy friendly match between FC Barcelona and Arsenal at Nou Camp on August 04, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Samuel Umtiti nuk është aspak i lumtur tek Barcelona në fillim të këtij edicioni.

Mbrojtësi francez ka pasur shumë pak hapësira dhe po e mendon largimin nga Camp Nou.

Lojtari edhe në verë kishte disa oferta mes tyre Juventus, Arsenal e Manchester United, por në fund Barcelona këmbënguli për ta mbajtur.

E përditshmja angleze The Sun ka raportuar se lojtari nuk është i kënaqur me situatën e tij në klub dhe mund të largohet në janar.

Samuel Umtiti. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Tottenham Hotspur është skuadra që ka shfaqur interesim për të, mirëpo edhe Arsenali vazhdon ta përcjell lojtarin.

Barcelona mund ta lë të lirë të largohet francezi, por vetëm nëse paguhet një shumë prej 50 milionë euro.

25-vjeçari iu bashkua kampionëve të Spanjës në verën e vitit 2016 nga Olympique Lyon. /Telegrafi/