Please enter at least 3 characters.

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

2024/02/nafta.jpg

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,16 % në raport me vendimin e datës 27.5.2024.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 dhe të EURODIZELIT (DЕ V) ulen për 0,50 den/l.

Nga data 4.6.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS95 - 82,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS98 - 84,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) - 73,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) - 72,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU - 43,209 (denarë/kilogram)