Please enter at least 3 characters.

Ukrainasit shkatërrojnë tri tanke dhe municion të ushtrisë ruse të fshehur në pyll

2023/01/tanket.jpg

Ushtria ukrainase ka arritur sot që përmes një aksioni të planifikuar mirë, të shkatërrojë tri tanke dhe municion të ushtrisë ruse që e kishin fshehur në pyll.

Pamjet e filmuar nga ajri shfaqin momentin kur tanket ruse të fshehura në pyll, hidhen në erë si dhe një sasi e konsiderueshme e municionit, transmeton Telegrafi.

Ata ishin stacionuar në një pyll duke menduar se do t’i shpëtojnë kamerave të dronëve të ukrainasve, por nuk ndodhi ashtu.

Pasi u lokalizuan dhe u konstatua se janë mjete të rënda të forcave armike, operatorët e dronëve i dërguan koordinatat artilerisë që menjëherë reagoi.

Goditjet ishin aq precize sa që tanket ruse as që patën mundësi të manovrojnë apo tentojnë të ikin. Ndërsa municioni që u hodh në erë krijoi një shpërthim të fuqishëm.

Videoja e filmuar me dron e shfaq tërë operacionin ushtarak të ushtrisë së Ukrainës, që në çdo moment po i dalin zot vendit të tyre. /Telegrafi/