Please enter at least 3 characters.

Ukrainasit me dronët kamikaz shkatërruan tanke dhe mjete tjera të blinduara të rusëve

2023/08/1-120.jpg

Forcat ukrainase kanë arritur të shkatërrojnë sasi të madhe të makinerisë luftarake të forcave pushtuese ruse.

Ata përdorën dronë kamikaz për të hedhur në erë tanket dhe mjetet e tjera të blinduara të ushtrisë së Vladimir Putinit, transmeton Telegrafi.

Ishte brigada e 72-të e mekanizuar që në bashkëpunim me forcat ajrore, arritën të godasin rëndë forcat ruse në fushëbetejë.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin momentet kur dronët kamikaz godasin tanket, derisa po tërhiqeshin si dhe mjete tjera të blinduara.

Në anën tjetër nga Kievi kanë bërë të ditur se kundërofensiva e tyre po vazhdon, dhe se çdo ditë po çlirojnë nga ndonjë fshat apo rajon të vogël. /Telegrafi/