Please enter at least 3 characters.

Ukrainasit kryejnë sulm ajror mbi qytetin rus Belgorod

2024/02/1-198.jpg

Në një sulm ajror në qytetin rus Belgorod, kanë humbur jetën të paktën katër persona dhe dhjetë tjerë janë plagosur, kështu të paktën pretendojnë mediat ruse.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, shihen autoambulancat e parkuara pranë një qendre tregtare të shkatërruar ku janë thyer dritaret, shkruan BBC.

Zyrtarët rusë thonë se mbrojtja kundërajrore mbi rajonin e Belgorodit, ka arritur të rrëzojë 14 raketa të ukrainasve, transmeton Telegrafi.

Ky qytet gjendet rreth 30 kilometra nga kufiri me Ukrainën dhe është shpesh cak i sulmeve nga forcat ukrainase.

Në dhjetor u krye një prej sulmeve më të vdekjeprurëse, ku si pasojë humbën jetën 25 persona dhe u plagosën qindra tjera në Belgorod. /Telegrafi/