Ukraina sulmon qytetin rus 1,000 km larg kufirit
21/05/2026
Dy persona janë vrarë në një sulm me dron ukrainas me rreze të gjatë veprimi në rajonin Samara të Rusisë.
Sulmi kishte në shënjestër qytetin Syzran, ku ndodhet një rafineri e madhe nafte rreth 1,000 km nga kufiri me Ukrainën, sipas guvernatorit rajonal.
Megjithatë, nuk dihet nëse është dëmtuar ndonjë infrastrukturë.
Ndryshe, Ukraina ka shtuar sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë në vitin 2026, duke dyfishuar numrin e rafinerive të naftës të shënjestruara që nga fillimi i vitit.
Shumë sulme gjatë luftës janë përqendruar në rajonet kufitare, por Ukraina ka treguar aftësinë për të goditur thellë në territorin rus.
Të dielën, Ukraina kreu “sulme të thella” duke synuar rajonin e Moskës të Rusisë. /Telegrafi/


