Please enter at least 3 characters.

Ukraina shkatërroi dy tanke ruse në lëvizje, ushtari rus kërceu i lënduar nga mjeti luftarak

2023/04/Tankuu-1.jpg

Ushtria e Ukrainës ka shkatërruar dy tanke ruse të cilat ishin në lëvizje, si dhe ka publikuar pamjet të xhiruara nga droni.

Sipas pamjeve të publikuara nga Operativno_ZSU dy tanket ruse u sulmuan së bashku me ushtarët brenda, transmeton Telegrafi.

Në njërin prej tankeve, i cili u godit dhe mori flakë, njëri prej ushtarëve rus kërceu - i lënduar - nga automjeti luftarak.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet dhe kur por duket si një zonë luftarake e banuar. /Telegrafi/