Please enter at least 3 characters.

Ujësjellësi në Mitrovicë zhvillon punime, paralajmëron ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në disa lokacione

2024/08/uji-i-pijes-780x439-1.jpg

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të ketë punime.

Këto punime do të bëhen në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, shkruan Telegrafi.

Si shkas i këtyre punimeve, është paralajmëruar ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë të pijes në lokacionet ku zhvillohen punimet.

Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të bëhen në sheshin “Isa Boletini”, në rrugët "Rifat Dedia" – Koloni, "Ali Pash Tepelena", “Muhamet Gashi" dhe në fshatrat Lipë e Shupkovc.

Ndërsa, në rrjetin e kanalizmit intervenime do të ketë në rrugët "Xhemajl Haxha","Rifat Dedia" dhe “Fadil Smajli”. /Telegrafi/