UEFA tregon se cilat janë 10 rikthimet më të mëdha në histori të Ligës së Kampionëve (Video)
Rikthimet më të mëdha në histori të Ligës së Kampionëve
Barcelona ka shkruar historinë në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.
Atë që ka bërë Barcelona ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e mbrëmshme është rikthimi më i madh në historinë e Ligës së Kampionëve.
Skuadra katalanase kishte humbur 0-4 në ndeshjen e parë në Paris, por në atë të kthimit arriti të triumfonte 6-1, për të siguruar kalimin në çerekfinale.
Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar rikthimet më të mëdha që janë arritur nga skuadrat pasi që kishin humbur ndeshjet e para, transmeton KosovaPress.
1999/2000 çerekfinaleChelsea 3:1 BarcelonaBarcelona 5:1 Chelsea (Pas vazhdimeve)
2003/04 çerekfinaleAC Milan 4:1 Deportivo La CorunaDeportivo La Coruna 4:0 AC Milan
2003/04 çerekfinaleReal Madrid 4:2 MonacoMonaco 3:1 Real Madrid
2011/12 1/8 e finalesNapoli 3:1 ChelseaChelsea 4:1 Napoli (Pas vazhdimeve)
2012/13 1/8 e finales
AC Milan 2:0 Barcelona
Barcelona 4:0 AC Milan
2013/14 1/8 e finales
Olympiacos 2:0 Manchester United
Manchester United 3:0 Olympiacos
2013/14 çerekfinale
Paris Saint-Germain 3:1 Chelsea
Chelsea 2:0 Paris Saint-Germain
2014/15 çerekfinale
Porto 3:1 Bayern Munich
Bayern Munich 6:1 Porto
2015/16 çerekfinale
Wolfsburg 2:0 Real Madrid
Real Madrid 3:0 Wolfsburg
1/16 e finales
PSG - Barcelona 4-0
Barcelona – PSG 6-1


