Please enter at least 3 characters.

UEFA publikon skuadrën e sezonit 2018/19 të Ligës së Kampionëve, nuk mungojnë befasitë

2019/06/GettyImages-1153097287.jpg
275:"MADRID, SPAIN - JUNE 01: Virgil van Dijk of Liverpool lifts the Champions League Trophy following the UEFA Champions League Final between Tottenham Hotspur and Liverpool at Estadio Wanda Metropolitano on June 01, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

UEFA e ka publikuar skuadrën e sezonit 2018/2019 në Ligën e Kampionëve, ndërsa gjashtë lojtarët të Liverpoolit gjenden aty.

'The Reds' e fituan trofeun e garës më të madhe për klube në Evropë të shtunën (1 qershor), pasi e mposhtën 2-0 Tottenham Hostpurin në Wanda Metropolitano të Madridit.

Mohamed Salah dhe Divock Origi e ndihmuan Liverpoolin që ta fitojë Ligën e Kampionëve, e që është trofeu i gjashtë në historinë e tyre.

Alisson Becker, Virgil van Dijk, Trent Alexander-Arnold, Andy Robertson, Georginio Wijnaldum dhe Sadio Mane, janë në mesin e 20 lojtarëve në skuadrën e sezonit.

Kjo skuadër nga 20 lojtarë është përzgjedhur në bazë të paraqitjeve të tyre në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, e që janë përpiluar nga teknikët e Observers.

Skuadra e plotë: Alisson (Liverpool), Ter Stegen ( Barcelona ); Van Dijk (Liverpool), De Ligt (Ajax), Vertonghen (Tottenham), Alexander-Arnold (Liverpool), Robertson (Liverpool); Sissoko (Tottenham), Ziyech (Ajax), De Bruyne (Man City), De Jong (Ajax), Ndombele (Lyon), Wijnaldum (Liverpool), Neres (Ajax); Sterling (Man City), Messi (Barcelona), Tadic (Ajax), Mane (Liverpool), Ronaldo (Juventus), Lucas Moura (Tottenham). /Telegrafi/