UEFA publikon 50 futbollistët e nominuar, tifozët duhet të zgjedhin 'ekipin e vitit 2018'
UEFA ka publikuar listën me 50 futbollistët që do të votohen nga tifozët për 'Ekipin më të mirë të vitit 2018', të cilët prezantojnë 14 klube dhe 20 shtete.
Editorët e korrespodentët kanë bërë zgjidhjet e tyre duke u bazuar në paraqitjet ditore dhe ndërkombëtare të futbollistëve.
Ekipi me më shumë lojtarë është Real Madridi me nëntë sosh, i ndjekur nga Barcelona me shtatë dhe Atletico Madridi e Liverpooli me nga gjashtë.
Shteti që ka më shumë lojtarë është kampioni i Botës, Franca me dhjetë, i ndjekur nga Spanja me gjashtë dhe Brazili me pesë.
Lojtari më i vjetër i nominuar për në ekipin e vitit është mbrojtësi italian i Juventusit, Giorgio Chiellini, me 34 vjet.
Lojtari më i gjatë është mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly me 1.95cm, ndërsa më i shkurti mesfushori i Chelseat, N'Golo Kante me 1.69cm.
Futbollisti më i ri i nominuar është adoleshenti francez i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, vetëm 19 vjeç.
Të gjithë 50 futbollistë e nominuar kanë së bashku plot 1389 vjet, ndërsa mesatarja e tyre është 27.78 vjet.
Portierët: Alisson Becker, Hugo Lloris, Keylor Navas, Jan Oblak, Marc-Andre Ter Stegen.


