UEFA paraqet skuadrën e sezonit 2020/21 në Ligën e Kampionëve
UEFA ka paraqitur skuadrën e sezonit 2020/21 pas përfundimit të Ligës së Kampionëve.
Finalja e këtij edicioni u zhvillua mes dy skuadrave angleze si, Manchester City dhe Chelsea në Estadio Do Dragao në Portugali.
The Blues mposhtën 1-0 Citizens me golin e shënuar nga Kai Havertz në minutën e 42-të të shtunën e 29 majit.
Formacionin me më të mirët e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21 - vetëm një lojtar i Chelseat
Me përfundimin e garës, UEFA ka publikuar skuadrën e plotë për edicionin 2020/21:
Portierë: Thibaut Courtois, Ederson Moares, Edouard Mendy.
Mbrojtës: Cesar Azpilicueta, Ruben Dias, Marquinhos, Antonio Rudiger, Ben Chilwell, David Alaba.
Mesfushorë: Jroginho, Mason Mount, N’Golo Kante, Kevin de Bruyne, Ilkay Gundogan, Luka Modric, Sergio Oliveira, Phil Foden.
Sulmuesit: Erling Haaland, Kylian Mbappe, Robert Lewandowski, Karim Benzema, Neymar, Lionel Messi. /Telegrafi/


