Please enter at least 3 characters.

UEFA paralajmëron PSG-në për shpenzime të mëdha

2018/02/Neymar-e1518030114732.jpg
301:"PARIS, FRANCE - NOVEMBER 22: Kylian Mbappe of PSG celebrates with teammates after scoring his sides fourth goal during the UEFA Champions League group B match between Paris Saint-Germain and Celtic FC at Parc des Princes on November 22, 2017 in Paris, France. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ishte viti 2014 që UEFA ndërmori masa ndëshkimore kundrejt Paris Saint Germain për shkelje të Fair Playt Financiar, me një gjobë prej 60 milionë eurosh dhe tashmë duket se ngre dyshime të reja lidhur me klubin francez.

Qeveria e futbollit evropian është duke përpiluar një skemë të re, që do t’i lejojë një akses dhe kontroll më të madh të llogarive të klubit dhe ashtu siç raporton Journal Du Dimanche, njëherazi është duke shqyrtuar edhe fondet që PSG-ja ka arkëtuar nga kontratat e sponsorizimeve.

E përditshmja franceze publikon një raport, i cili shpjegon se UEFA ka marrë disa sinjalizime dhe informacione nga një burim i fshehtë lidhur me vlerën reale të që PSG-ja ka nënshkruar me sponsorët e Katarit, raport i cili flet qartazi për diferenca të mëdha nga shifrat që klubi ka deklaruar për këto kontrata.

Sikundër dhe në vitin 2014 kur klubi i kryeqyteti pati deklaruar vetëm 100 milionë euro, nga 200 që ishte shuma e përfituar nga klubi për kontratën e firmosur me “Qatar Tourism Authority”.

Hetimi tashmë ka nisur zyrtarisht dhe përgjigja e tij pritet në muajin mars.

Njëherazi pas publikimit po nga të përditshmet franceze të pagave marramendëse që klubi i sheikut Al Khelaifi iu paguan lojtarëve të tij.

PSG-ja është paralajmëruar nga UEFA, me organin kompetent që i ka dhënë kohë skuadrës së Ligës së Parë franceze, deri në muajin qershor për të balancuar punët e brendshme, duke shituar disa prej lojtarëve që ky ekip ka në zotërim. /SS/