“UÇK marshon” drejt Tiranës, pamje nga pika kufitare në Vërmicë
17/10/2025
Qindra qytetarë nga Kosova janë nisur sot në drejtim të Tiranës për të marr pjesë në protestën atje që do të mbahet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Protesta do të nisë në ora 17:00.
E A2Cnn ka publikuar pamje të qytetarëve të veshur në uniformën e UÇK-së duke kaluar pikën kufitare në Vërmicë.
@a2_cnn "UÇK" marshon drejt Tiranës #A2CNN#lajmeshqip#Lajmeshqip#ndiqa2cnn♬ Marshi UÇK - Jeta Abazaga
Ndryshe, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, ka njoftuar se Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për 24 orë ditën e premte, ku janë paralajmëruar se do të kalojnë nga Kosova drejt Tiranës 60 autobusë.
Protestë e ngjashme e organizuar nga veteranët e UÇK u zhvillua edhe në Prishtinë më 7 gusht dhe në Hagë më 14 shtator.


