“U2” me këngë për sulmet e Parisit (Video)
06/12/2015
Këngëtari i rok grupit “U2”, Bono, ka konfirmuar se ka bërë një këngë për ngjarjen e sulmeve të Parisit.
Më 13 nëntor një sulm në kryeqytetin e Francës kishte lënë të vdekur 132 persona, me teatrin Bataclan, që ishte qendra e sulmit.
Bono në një intervistë për CNN ka konfirmuar se ishte inspiruar nga tragjedia e Parisit që ta shkruajë këngën e re, transmeton Koha.net.
“U2” më 6 dhjetor do të mbajë një koncert në Paris, ndërsa atyre do t’u bashkohet edhe grupi “Eagles Of Death Metal”, gjatë koncertit të së cilëve kishte ndodhur sulmi terrorist.


